Tashmë është ndërruar në “telenovelë” çështja e kërkesës së Prokurorisë Speciale për dëshminë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri assesi t’i bindet kërkesës së Prokurorisë Speciale që të paraqitet në këtë institucion për të dhënë dëshminë e tij rreth rastit që po heton prokuroria, e që ndërlidhet me rezervat shtetërore, raporton Arbresh.info.
Pas dy ftesave të njëpasnjëshme që u injoruan nga Kurti, Prokuroria Speciale e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me një kërkesë që ta urdhërojë kreun e Qeverisë, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit.
Kurti po kërkohet të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, por ai po kërkon që prokurorët t’i shkojnë zyre ta intervistojnë.
Gjë kjo që nuk po pranohet nga prokurorët kompetentë.
Por, një refuzim i tillë mund të dërgojë prapa hekurave, kryeministrin Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
Kështu të paktën paralajmëron avokati Xhevdet Smakiqi për Arbresh.info.
“Ana procedurale ligjore sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës eshte e qartë kristal ku tashme pas refuzimit publik të dëshmitarit në këtë rast Albin Kurtit, jo vetëm të dëshmoi, por duke i kanosur Prokurorët qe ata të shkojnë në zyrën e tij nuk lë hapësirë që sundimi i ligjit te sfidohet nga askush e as nga një person që bartë një funksion te lartë politik.”, thotë ai.
Ai tregon masat që mund të ndërmerren ndaj Kurtit para masës për prangosjen e tij.
“Dispozitat e KPPRK-se neni 132 ka përcaktuar normuar hapat se si vepron Prokurori i Shtetit dhe Gjykata pas gjobave prej 250€ lëshohet urdhër- arrest dhe dëshmitari sillet me forcë dhe burgoset me se shumti 30 dite. Në rastin konkret kur kemi refuzim të hapur publik nga ky dëshmitar si Albin Kurti janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që i njëjti të detyrohet përmes forcës të paraqitet në Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe të përgjigjet në mbi 500 mijë pyetjet për korrupsion qeveritar që ka dijeni dhe lehtësisht mund të rikualifikohet statusi i tij si i dyshuar”, shprehet mes të tjerash Smakiqi.
Kurti nuk mund të fshihet pafundësisht pas karriges se kryeministrit, thotë Smakiqi, duke shtuar se kjo është shqetësuese.
“Është në kundërshtim me kodin e etikës shembull i keq për sundimin e ligjit ne Republikën e Kosovës kur një dëshmitar në detyrën e Kryeministrit refuzon të paraqitet në zyrat e PSRK-së. Ky refuzim për të respektuar ftesat e PSRK-së nga Albin Kurti si shtetas i Republikës se Kosovës dërgon mesazh tek secili shkelës dhe i kontribuon rritjes së krimit në Kosovë”, pohon ai.
Sipas tij, Prokuroria Speciale nuk guxon t’i ofrojë privilegje, apo favore as personave që bartin funksione publike të larta, siç është rasti konkret.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti u ftua nga Prokuroria Speciale për intervistim në rastin e rezervave shtetërore më 11 dhjetor të vitit të kaluar.
Kurti nuk ishte paraqitur, pasi që ishte në udhëtim jashtë vendit dhe për këtë kishte njoftuar vetë zëdhënësja e Prokurorisë speciale të Kosovës, Liridon Kozmaqi. Ajo para mediave të cilat po prisnin para ndërtesës së prokurorisë, kishte deklaruar se Kurti nuk do paraqitet në këtë institucioni, pasi gjendet në udhëtim zyrtarë jashtë vendit.
Katër ditë më vonë, Kurti kishte marrë sërish ftesë nga Prokuroria, të cilës prapë nuk i ishte përgjigjur pozitivisht.
Kurti ishte ai që kishte shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë.
Më 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...