Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dekorojë të nesër personalitetin e botëror të sportit Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij të veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Ceremonia e dekorimit mbahet në zyren e Presidentes Osmani me fillim në ora 12:00.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi.
“Arat është biznismen dhe adminsitrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...