Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme.
Sipas njoftimit për media, vendimi do të dorëzohet si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025.
Dorëzimi do të bëhet në ora 11:30.
Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.
Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.
/Arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë