Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai u shprehu ngushëllimet e tij më të thella familjarëve të të ndjerit.
Në Librin e Kujtimeve, kryeministri Kurti, shkroi se Dr. Bujar Bukoshi ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla e njashtu edhe guximi i tij dhe atë do ta kujtojmë me nderim, kurse historianëve u mbetët ta studiojnë me kureshtje.
“Dr. Bujar Bukoshi ishte kryeministër i jashtëzakonshëm sepse kohërat ishin të tilla e njashtu edhe guximi i tij. Punoi dhe kontribuoi shumë në diplomaci e politikë të jashtme për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës por edhe me Këshillat e Financimit për të mirëmbajtur arsimin shqip dhe rezistencën e shqiptarëve. Do ta kujtojmë me nderim kurse historianëve u mbetët ta studiojnë me kureshtje.”, ka shkruar Bukoshi.
Rikujtojmë se ceremonia e varrimit të ish-kryeministrit Bukoshi bëhet sot nga ora 14:00. Bartja e arkivolit për te Varrezat e Dëshmorëve në Velani do të bëhet nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe eskorta zyrtare./Arbresh.info/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...