Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi u godit nga treni në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 05:35.
“Rreth orës 05:35 policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, deklaroi Gashi.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë duke u hetuar nga organet kompetente./Arbresh.info
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...