Në orët e mbrëmjes një 69 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes që ka marrë nga një veturë derisa po kalonte në zebra afër stacionit të policisë në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale togeri Shaban Osmanollaj, shef i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit
“Me datën 19.11.2019 rreth orës 18:04 deri te aksidenti ka ardhur deri sa vozitësi i automjetit ishte duke lëvizur në drejtimin Suhareke- Duhël – rruga Brigada 123 dhe kur ka arritur te kryqëzimi i rrugës “KadriKokollari” ,vozitësi automjetit nuk e vëren këmbësorin i cili ishte duke lëvizur nga ana e majtë të vozitësit dhe me pjesën e pare ballore e godet këmbësorin ne vendkalim për këmbësor”, ka thënë ai.
I lënduari është i lindur më 1950.
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur