Në 24 orët e fundit 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa për fat të mirë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.
Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bazë të raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan arbresh.info.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës. Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Ndërsa bëhet e ditur se sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184.
Në total numri i rasteve aktive është 1.278. /arbresh.info/
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...