Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 21:30 kanë pranuar një informacion se një person ka dalë nga shtëpia e tij, që nga ora 10:30 dhe nuk është kthyer (lajmëruar) më.
Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në “Xheladin Hana” në Prishtinë, saktësisht në një puset (shaktë).
Bëhet fjalë për viktimën: Sh. D 64 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti vdekje në rrethana të dyshimta.
Aktualisht hetuesit rajonal për hetimin e krimit, janë duke punuar me një intensitet të shtuar në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës