Të dielën rreth orës 13:00 një qytetar nga Ferizaj, Shyqeri Hamidi, i moshës 61 vjeçar, i pa punë, tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
“Portofoli i përkiste Ditika Zymberit , e moshës 31 vjeçare nga Gjilani. Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, bën të ditur policia.
Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Shyqeri Hamidi për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...