Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar aktualisht 61 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 47 janë në oksigjeno-terapi.
Nga këta pacientë 12 janë në gjendje më të rëndë dhe dy pacientë janë në Respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Tetë lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pesë normale dhe tre me prerje cezariane.
Janë lindur 8, prej tyre 2 të gjinisë mashkullore dhe 6 te gjinisë femërore.
292 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4454 analiza ndërsa janë kryer 12 operacione. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...