Gjatë periudhës janar-shtator të 2019-ws është zvogëluar numri i personave që kanë vdekur e kanë marrë lëndime trupore në aksidente trafiku.
Por, për mbi 1 mijë e 500 është rritur numri i tiketave të shqiptuara për mos respektim të rregullave të komunikacionit.
Kështu ka bërë të ditur nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës në një intervistë dhënë për arbresh.info.
Rexhepi ka thënë gjithashtu se rritje për 2% ka pas vetëm në muajt gusht dhe shtator.
“Nëse i referohemi gjendjes së sigurisë për periudhën janar-shtator të këtij viti dhe e krahasojmë me periudhën e njëjte të vitit të kaluar mund të themi se aksidentet me fatalitet, personat e vdekur, , personat e lënduar dhe aksidentet në përgjithësi kanë shënuar rënie mirëpo aksidentet me dëme material muajt e fundit, gusht dhe pjesa e shtatorit kanë shënuar rritje, rreth 2% më shumë se viti i kaluar”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka shtuar se muaji tetor ka shënuar rritje të aksidenteve me fatalitet.
“Në tetor e kemi gjendjen më keq se vitin e kaluar sepse deri sot, vitin e kaluar kanë qenë 9 persona që kanë humbur jetën, ndërsa këtë vit i kemi 11 persona dhe bazuar në këtë gjendje tetori i 2019-es ka tendencat që të ketë më shumë aksidente qoftë me fatalitet apo me dëme material”, ka thënë ai.
Nënkoloneli ka treguar edhe për numrin e zyrtarëve që punojnë në njësite e trafikut
“Nëse flasim për njësit e trafikut e trafikut pa i llogaritur stacionet policore dhe njësite tjera që punojnë në komunat përkatëse përveç detyrave që kanë në kuadër të sigurisë publike në njësite e trafikut janë rreth 600 zyrtarë policor që miren me sigurinë e trafikut rrugor që përfshin rruhet nacionale , rrugët rajonale, autostrada dhe njësia e kryeqytetit që është duke funksionuar qysh moti në kryeqytet dhe shpesh herë mbështet me njësi tjera”, ka thënë Rexhepi.
Ndryshe numri i aksidenteve në Kosovë gjatë periudhës janar-shtator ka qenë 11732 ndërsa vitin që k vitin që lamë pas 11776.
Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut këtë vit është 76 ndërsa vitin 2018 ka qenë 90./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1156351771221053/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen