Rreth 600 pako me gjithsej mbi 7,500 suplemente ushqimore janë ndaluar nga Dogana e Kosovës në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë, pasi drejtuesi i automjetit nuk i kishte deklaruar. Vlera e mallrave arrin 5,554 euro.
Dogana e Kosovës njofton se zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku pas ekzaminimit janë zbuluar mallra të padeklaruara me natyrë tregtare.
Sipas Doganës, drejtuesi i automjetit kishte pohuar se nuk kishte mallra për të deklaruar, por në ulëset e pasme dhe në bagazh u gjetën suplemente ushqimore, rreth 600 pako me gjithsej mbi 7,500 copë. Vlera e përgjithshme e mallrave u vlerësua në 5,554.00 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore arrin në 1,655.34 euro.
Dogana ka njoftuar se ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se “mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të legjislacionit doganor, dhe ndaj rasteve të tilla ndërmerren masa ligjore në përputhje me dispozitat në fuqi”.
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra