Vodhi një veturë dhe i gjenden 3.75 gram substanca narkotike, arrestohet një femër në Mitrovicë

09:51 | 1 Maj 2023
A Z

Policia ka arrestuar një femër në Mitrovicë pasi që e njëjta i ka vjedhur veturën një burri.

Sipas policisë e dyshuara është larguar nga vendi ku ishte e parkuar vetura dhe është ndaluar nga policia në tjetër lokacion.

Po ashtu, gjatë kontrollit të dyshuares i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.75 gram.

Njoftimi i plotë i PK-së

Rr. Zahir Pajaziti, Mitrovicë 30.04.2023-21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta viktimës mashkull kosovar i ka vjedhur veturën dhe është larguar nga vendi ku ishte e parkuar dhe është ndaluar nga policia në tjetër lokacion, ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.75 gram. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ./Arbresh.info/