Janë arrestuar tre të mitur në Podujevë pasi që kanë sulmuar dhe therur me thikë një të mitur tjetër, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Të dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. 19 Qershori, Podujevë, 03.10.2022-15:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar -të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info.
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...