Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike, erërat e forta kanë shkaktuar një sërë prishjesh në disa qytet të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotërojnë në vendin tonë, erërat e forta kanë shkaktuar një sërë prishjesh në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan.
“Ekipet tona janë të mobilizuara në secilin lokalitet dhe po punojnë vazhdimisht deri në sanimin e plotë të prishjeve.
Për çdo problem të shfaqur në rrjet ju lutem kontaktoni numrin zyrtar pa pagesë, 0800 791 00 ose kanalet tjera të komunikimit”, ka shkrua KEDS, transmeton arbresh.info.
Në rrjetin social ‘Facebook’ nga KEDS, kanë njoftuar se janë në gatishmëri të plotë, që intervenimet të kryhen në kohë sa më të shkurtër./arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit