Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar të rënët në Rakoc dhe Lagje të Re, 22 vite më parë.
Përmes një shkrimi në facebook, shkruan se,pjesëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” e deshën lirinë dhe u flijuan për të.
Ky është postimi i plotë:
22-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb ia mësynë Rakocit dhe Lagjes së Re në Kaçanik. Në Betejën e 9 prillit të vitit 1999 për mbrojtjen e pragut të shtëpisë ranë 28 dëshmore e dëshmorë dhe 32 martirë.
Pjesëtarë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të UÇK-së, e deshën lirinë dhe u flijuan për të. Sakrifica e tyre është testament historie për rrugën deri te liria.
Sot i kujtojmë me nder e respekt gjithë ato gra e burra, të cilët janë shtyllë e fuqishme e lirisë, pavarësisë dhe e shtetit tonë.
Përveç tjerash, Beteja e 9 Prillit dëshmoi edhe për guximin dhe kontributin e grave për lirinë e vendit. Në altarin e lirisë, këtë ditë ranë: Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmoret, dëshmorët e martirët./arbresh.info/
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...