Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,në përvjetorin e 23-të të masakrës në Rezall bëri homazhe.
Kurti pas homazheve tha se drejtësia vendore dhe ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojnë që përgjegjësit të gjykohen dhe të dënohen.
“Vendosëm lule të freskëta te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm tre që kanë shpëtuar, kjo iu ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që mos ta lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.
“Me ekzekutim mizor e barbar, ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat. Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet botërisht përveçse nga ne andaj edhe drejtësia vendore dhe ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngul të veprojë që përgjegjësit dhe ekzekutorët të gjykohen dhe të dënohen”, tha kryeministri.
Kurti ishte i shoqëruar nga komandati i FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj./arbresh.info/
Një vit me arritje të jashtëzakonshme e plot histori – Kombë...
“Mbarë shqiptaria do ta kujtojnë profesorin për kontri...
AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...
Konjufca për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe për botë...