Në momentin e fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, i pari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka ironizuar me aksionin e Shefin e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, shkruan arbresh.info.
Tahiri në foltoren e Kuvendit ka vendosur shkrime në lidhje me Ligjin e Pagave.
“Besnik ku je inspiru me këto aksione”, tha Konjufca.
Ai tha se Qeveria është zotuar që ky Ligj do të sillet në Kuvend më 31 mars, por që sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Ky është një aktivitet simbolik lidhur me një çështje që ne e kemi ngritur gjatë dhe që lidhet jo me një zotim ose premtim timin, por më një qëndrim të qeverisë Kurti, të ministrit Sveçla, i cili në këtë foltore ka thënë me 31 mars do ta procedojmë Ligjin e Pagave në Kuvend. Prej këtu i kam thënë mos u ngut se nuk është lehtë ai ka thënë ‘po’”, deklaroi ai./arbresh.info/

Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...