Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim drejtorët në detyrë të drejtorive komunale, më qëllim të përgatitjes së tranzicionit politik.
Gjatë kësaj mbledhjeje u bë e ditur se mbi baza ditore po bëhet mbikëqyrja e punëve dhe angazhimeve, në kuadër të kalendarit të punës, raporton Klankosova.tv.
Në takim u bë e ditur se tranzicioni politik do të bëhet në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, si nga ana e kryetarit të Komunës e po ashtu edhe të drejtorëve në detyrë.
Në balotazhin e 14 nëntorit mandatin për ta udhëhequr këtë komunë sipas të dhënave të KQZ-së, e fitoi Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje me 21 mijë e 374 ose 51,03%, kurse Lutfi Haziri I LDK-së mori 20 mijë e 515 ose në përqindje 48,97%.

Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...