Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 172 pacientë për shkak të COVID-19.
Në mesin e të infektuarve janë edhe 6 fëmijë të cilët janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
Po ashtu të hospitalizuara janë edhe 11 gra shtatzëna.
“Bazuar në raportet e datës 13 shkurt 2022 të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 172 pacientë po trajtohen nga Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar