Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Prishtinës.
Dy persona janë shkelur me veturë teksa po kalonin rrugën në zebra në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”, përball stacionit të policisë.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi e cili ka njoftuar se dy persona (këmbësorë) kanë mbetur të lënduar.
“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, tha ai.


Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...