Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Sipas njoftimit, ceremonia do të fillojë në ora 10:00 te Kabineti i Presidentes.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ditë më parë ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës. E gjithë kjo pas dorëheqjes së Gjenerallejtënant Rrahman Rama nga pozita e Komandantit të FSK-së, tashmë është emëruar komandanti i ri, Bashkim Jashari.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë