Ne mbledhjen e 45 të Qeverisë së Kosovës, është miratuar edhe projektligji për ndarjen e mbi një milion euro për dëmet e shkaktuara në bujqësi.
Kjo ndarje për këtë kategori nuk është e para, të paktën kështu tha Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në konferencë për media.
“Sot kemi marr vendim ku edhe ndamë një shumë prej mbi 1 milion euro, për demet që janë bërë dhe kanë të bëjnë më sektorin hortikulturës ku përfshijnë 29 komuna. Ky është vendimi i dytë i Qeverisë lidhur më kompensimin e dëmeve në bujqësi pasi ne gjithashtu më parë kemi ndarë edhe 1 milion euro për demet që janë bërë në vitin 2020. Projektligjet e aprovuara gjatë mbledhjes së Qeverisë ishin të shumta”, tha Peci./arbresh.info/
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...