Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, priti në takime përfaqësuesit politik, kulturor e shoqëror të komunitetit turk në Kosovë, me rastin e 23 prillit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë – Ditën e Turqve.
Në një fjalë rasti, kryeministri Kurti ua uroi të gjithë qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë këtë ditë, e cila në Turqi përkon me Ditën e Sovranitetit dhe Festën e Fëmijëve.
Kryeministri uroi që kjo ditë e veçantë, që flet për diversitetin kulturor dhe trashëgimor që ka Kosova, të shërbejë si simbol i integrimit sa më të madh të komunitetit turk në Kosovë, si dhe afrimit të Kosovës me Republikën e Turqisë, si fuqi regjionale ekonomike dhe vend i rëndësishëm i NATO-s.
Përfaqësuesit e komunitetit turk pasi e uruan kryeministrin Kurti për detyrën e tij, theksuan se Kosova është atdheu i tyre dhe ashtu siç kanë qenë bashkë në çdo fazë historike, janë të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të saj./arbresh.info/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...