Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, u takua me Éléonore Caroit, ministre të deleguar pranë ministrit francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, përgjegjëse për Frankofoninë, Partneritetet Ndërkombëtare dhe Shtetasit Francezë që jetojnë jashtë vendit.
Sipas njoftimit, takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Francës, shkruan Arbresh.info.
“Në fokus të diskutimeve ishin thellimi i bashkëpunimit dypalësh, përfshirë angazhimin në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe mbështetjen që Franca ka ofruar në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030″, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Gashi vlerësoi lartë mbështetjen e Francës për Kosovën dhe rolin e saj si mike dhe partnere e qëndrueshme e vendit tonë.
Ajo po ashtu shprehu mirënjohje për angazhimin e Francës në promovimin e
diplomacisë feministe dhe përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse ndërkombëtare, derisa theksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në këtë hapsirë kulturore e gjuhësore.
Palët u pajtuan të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e Frankofonisë, zhvillimit dhe diplomacisë kulturore, në frymën e miqësisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane.
Zëvendësministrja Gashi gjatë këtij takimi u shoqërua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi./Arbresh.info/
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin