Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka përcjellë urime besimtarëve ortodoks që sot kremtojnë Krishtlindjen.
Në një postim në Facebook, ai uroi që kjo festë të sjellë qetësi shpirtërore, shëndet dhe mirësi në çdo familje, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë qytetarëve tanë të besimit ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, ju përcjell urimet e mia për këtë festë të shënuar. Kjo festë ju sjelltë qetësi shpirtërore, shëndet dhe mirësi në çdo familje. Uroj që këtë ditë ta kaloni pranë më të dashurve tuaj, në paqe dhe mirëkuptim.”, ka shkruar ai.
“Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, uroi Sveçla./Arbresh.info
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan