Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim.
Sipas ZKM’-së, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian”, shkruan Arbresh.info
Vendimi i ndryshuar dhe plotësuar është i datës 22 shkurt 2022.
Sipas atij vendimi, sanksionet përfshinin: Ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara; Ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individet e sanksionuar; Ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...