Tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë në një komunikatë për media thotë se lidhur me rastin janë njoftuar në mesnatë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë, Komuna e Gjakovës, informon publikun se dje në mesnatë nga Policia e Kosovës, jemi njoftuar se është shembur një objekt i pabanuar, duke rezultuar me humbjen e jetës së tre (3) personave të mitur, të cilët fatkeqësisht ndodheshin brenda tij në momentin e shembjes.”, thuhet në njoftim.
Prokuroria bën të ditur se, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, prokurori kujdestar, të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor që ka konfirmuar vdekjen e fëmijëve.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe është inicuar rast “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit