Ministria e Bujqësisë po bëhet me hapësira të reja pune.
Kështu bëri të ditur ministri i këtij dikasteri, Faton Peci, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se nga muaji prill, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të ushtrojë veprimtarinë institucionale në pronën e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë.
“Janë 1500 metra katrorë, me 30 zyra, salla takimesh e prezantimesh dhe hapësira të përshtatshme për arkivin që tashmë janë renovuar. Kjo hapësirë e krijuar vetëm për Agjencinë është një nga kriteret e rëndësishme drejt akreditimit të AZHB-së në fondet e Bashkimit Evropian.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar