Kompania Rajonale “Pastrimi” ka njoftuar se konsumatorët me borxhe të pashlyera do të dërgohen te përmbaruesit nëse nuk i paguajnë detyrimet.
Sipas njoftimit, kompania u ka bërë thirrje banorëve të Prishtinës, Podujevës, Lipjanit, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë-Kosovës që të kryejnë pagesat për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave, shkruan Arbresh.info.
“Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...