Ministria e Mbrojtjes ka dalur me sqarim lidhur me shujtat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Me anë të një njoftimi, pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, por me të vetmin dallim që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional.”, thuhet në njofitm.
“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinerëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kahmotshëm.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...