Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se për tre vjet luftë, ukrainasit dhe Ukraina rezistuan duke dhënë një shembull të lartë se si një popull dhe shteti i tij, organizohet dhe lufton për mbrojtjen e atdheut, lirisë dhe pavarësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai përmedni ndihmat e Qeverisë së Kosovës ndaj Ukrainës për këto tre vjet, shkruan Arbresh.info.
“Republika e Kosovës u është bashkuar në sanksione dhe veprime të tjera Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të tjera aleate perëndimore, në dënimin e agresionit rus dhe në mbështetje të rezistencës së Ukrainës për mbrojtjen e pavarësisë së saj. Si Qeveri e Kosovës i kemi vendosur sanksione Federatës së Rusisë që të nesërmen e fillimit të luftës, më 25 shkurt 2022, ndërkaq më 16 maj 2022, u kemi vendosur sanksione të tjera Rusisë dhe Bjellorusisë. Më 4 korrik 2022 dhe pastaj më 22 mars 2023, Kosova u është bashkuar pakove të sanksioneve ndaj Rusisë, të miratuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Më 20 gusht 2023, Kosova i është bashkuar Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën, e cila u miratua si mbështetje për Ukrainën në të drejtën e saj për mbrojtjen e institucioneve dhe të pavarësisë së saj.”, tha ai.
“Në përpjekje për t’i kontribuar mbështetjes së shtetit dhe popullit ukrainas, Qeveria e Kosovës përkrahu edhe programin Gazetarët në Rezidencë (JiR program), që zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për strehimin e gazetarëve ukrainas që janë zhvendosur nga Ukraina si rezultat i luftës e të cilët i mirëprita sot në kryeministri, për t’i falënderuar për punën që po e bëjnë, kontributin që po e japin dhe qëndresën që po e shfaqin. Republika e Kosovës gjithashtu është shtet anëtar i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në takimet e të cilit marrin pjesë ministri i Mbrojtjes i Kosovës dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ushtarët tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Forcat e Armatosura Britanike, i kanë trajnuar trupat ushtarake ukrainase në kuadër të operacionit “Interflex”. Në vitin e kaluar, 2024, Kosova i ka dërguar dy pako ushtarake si mbështetje ushtrisë ukrainase, në luftën e saj ndaj trupave okupatore ruse.”, shtoi Kurti.
Ai tha se do të duhen vite të gjata punë për llogaritjen e viktimave dhe dëmeve, si dhe për rimëkëmbjen e jetës së shoqërisë së Ukrainës.
“Në tre vjetorin e luftës, jemi me shpresë për vendosmëri e drejtësi, për paqe dhe liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...