Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Sipas njoftimit, ata patën diskutime konstruktive për çështje të interesit të përbashkët nga fusha e sundimit të ligjit, përfshirë këtu forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes projekteve që kanë në fokus sektorin e drejtësisë, progresin dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale, ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe përpjekjet e sistemit prokurorial në ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit institucional, shkruan Arbresh.info.
Në fund të takimit, Kelmendi, ka falënderuar Ambasadoren Boven për mbështetjen dhe ndihmën që Mbretëria e Holandës ka dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij institucionale që tradita e bashkëpunimit të ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen./Arbresh.info/
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...
“Një penallti e mohuar dhe një i kuq i munguar” ...
Irani publikon udhëzimet e navigimit për Ngushticën e Hormuz...