Policia është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosje.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 , në një lokal në Çagllavicë, shkruan Arbresh.info.
Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë.
Personi i dyshuar është 56 vjeçari me iniciale Y.S.
I dyshuari me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./Arbresh.info/
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...