Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Jacob Granit.
Sipas njoftimit, prezent në takim ishte edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shkruan Arbresh.info.
Kjo është vizita e parë e drejtorit Jacob Granit në Kosovë.
Ai i uroi mirëseardhjen në vendin tonë gjersa vlerësoi bashkëpunimin me partnerët tanë e vendet mike ku zë vend të veçantë edhe shteti i Suedisë.
“U bisedua mbi mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit nga fusha si investimet e shkëmbimi tregtar, deri te teknologjia e digjitalizimi.”, thuhet në njoftim.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi progresin dhe zhvillimin që ka njohur vendi në katër vitet e fundit.
Tha se rritja duhet të jetë e qëndrueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të barabartë drejt qytetarëve.
Veçoi rritjen e shpejtë të sektorit të teknologjisë së informacionit si dhe perspektivën e potencialin që Kosova ofron përmes ambientit të mirë të të bërit biznes.
Bislimi e falënderoi drejtorin Jacob Granit për vizitën e tij në Kosovë e takimin e sotshëm, duke shprehur mirënjohjen për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Suedisë./Arbresh.info/
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...