Të dielën rreth orës 12:30 zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Kërligatë, komuna Zubin Potok, kanë hasur në një automjet, në të cilin gjendeshin tre persona të dyshimtë: V.H. (1993), F.S. (1997). dhe V.S. (1990).
Pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, zyrtarët e pylltarisë (viktimat) janë paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratën e tyre, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Zubin Potok, ku vullnetarisht kanë dorëzuar armët si në vijim: 3 pushkë gjuetie; 1 pistoletë; 25 fishekë të armëve përkatëse; 1 radio dore.
“Nga hetimet fillestare është konstatuar se në atë zonë nuk lejohet të bëhet gjueti, pasi e njëjta është zonë e mbrojtur. Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Gjueti e kundërligjshme’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët të respektojnë ligjet dhe rregullat që ndalojnë gjuetinë në zonat e mbrojtura, si dhe të mos mbajnë armë pa leje, pasi çdo veprim i tillë paraqet shkelje të ligjit dhe rrezik për sigurinë publike. /Arbresh.info/
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026