Policia e Kosovës që nga dita e djeshme është pajisur edhe 58 automjete patrulluese të reja. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e PK-së.
“Me datën 21.05.2018 kanë arritur 58 automjete patrulluese të reja, të cilat janë porositur përmes kontratës në fuqi. Aktualisht komisioni është në proces të kontrollimit të përputhshmërisë së specifikacioneve sipas kontratës”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit të PK-së.
Këto automjete do të shpërndahen nëpër njësi policore ku janë më të nevojshme.
“Posa të përfundohet procesi i pranimit dhe t’u kryhen procedurat e regjistrimit, automjetet në fjalë do të shpërndahen nëpër njësi policore aty ku janë më të nevojshmet bazuar në vlerësime të nevojave operacionale”, thuhet më tej në përgjigje.

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...