Mbrëmjen e së dielës, më 7 shtator 2025, qielli ishte skenë e një dukurie të rrallë natyrore. Eklipsi i plotë i Hënës, i njohur në popull si “Hëna e Kuqe”, u vëzhgua qartë edhe nga Kosova dhe zgjati rreth 83 minuta.
Fazat e eklipsit nisën në orën 18:28 sipas orës së Kosovës me hijezimin gjysmëhënor. Në orën 19:26 filloi faza e pjesshme, ndërsa në orën 20:30 Hëna hyri plotësisht në hijen e Tokës duke marrë një ngjyrë të kuqe. Momentet më intensive ndodhën në orën 21:11 dhe zgjatën deri në 21:52. Në orën 22:56 eklipsi përfundoi tërësisht.
Ky fenomen u cilësua si një nga eklipset më të gjata të Hënës në vitet e fundit. Për rreth 82–83 minuta Hëna mori ngjyrë të kuqe, duke krijuar pamjen e njohur si “Hëna e Kuqe” në qiell.
Shkaku i kësaj ngjyre të kuqe lidhet me atmosferën e Tokës, e cila shpërndan ngjyrat blu të dritës dhe lejon që rrezet e kuqe të arrijnë në sipërfaqen e Hënës. Ky proces optik i dha Hënës pamjen e saj të veçantë gjatë eklipsit.
Hëna e Kuqe u vëzhgua në një hapësirë të gjerë që përfshinte Antarktidën, Azinë, Evropën dhe Afrikën. Kosova ishte një nga vendet ku kjo dukuri natyrore u pa qartë.
Dashamirët e qiellit, duke shfrytëzuar motin e kthjellët, e ndoqën këtë spektakël mahnitës qiellor nga shumë pika të vendit, nga Prishtina deri në Prizren.

Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës