Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 541 raste aktive, derisa theksoi se 81 persona janë në hospitalizim, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.
Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19, thuhet në komunikatë.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19757 mostra, 6105 kanë rezultuar pozitivë, 5433 janë shëruar, 133 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 541 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 81 persona, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 172 mostra në pritje për rezultat./arbresh.info/
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...