Një kontingjent tjetër i vaksinave kundër koronavirusit do të arrijnë së shpejti në Kosovë.
Bëhet fjalë për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Kështu kanë thënë për arbresh.info nga Ministria e Shëndetësisë.
“Po, priten, dhe sasia është rreth 500.000 doza të Pfizer vaksines”. thuhet në përgjigjën e MSH-së.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë në gusht të vitit 2021 kishin pranuar 35 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, pjesë e donacionit të SHBA-ve për Kosovën.
Kujtojmë se mars të vitit të kaluar, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani i ishte drejtuar presidentit amerikan Joe Biden me kërkesën që ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave.
Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë./A.Zeka/arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar