500 euro, pesë pikë negative, një vit pa patentë shoferë, për ferizajasin pasi voziti 121 km/h në
Policia e Kosovës në Ferizaj e ka gjobitur me 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe ia mori lejen për një vit, një 19-vjeçari që voziti 121km/h në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, në Ferizaj.
Sipas policisë, ai e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
Njoftimi i plotë:
Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 121 km/h..
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...