Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.786.709 doza të vaksinës.
Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.
Në total numri i rasteve aktive është 30.871./arbresh.info/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar