“Qu prej gjumit ministër”, është baneri që është vendosur para Ministrisë së Shëndetësisë nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate.
Para këtij dikasteri, janë vendosur dy zmadhues me alarm, që përdorët për t’u zgjuar nga gjumi.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një adresim para medieve, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që ta kthejë vëmendjen kah shëndetësia.
Ajo tha se kërkesa e tyre është që “të zgjohet nga gjumi dimëror”.
“Para disa ditësh ne në shkallët e emergjencës i shtrim tepihun ministrit Latifi, në një mënyrë që ta nxisim që të vinte ndoshta i nxitur nga tepihu për ta parë gjendjen në të cilën i kemi spitalet”.
“Ministri Latifi nuk e ka përmbushur asnjë prej premtimeve të veta, pra thoshte që ditës duhet t’i zgjatim edhe dy orë që të kemi 26 orë në ditë por ne e kemi vetëm një kërkesë, që të zgjohet nga gjumi dimëror”, tha Kuçi.
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...