Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për gjashtë sulmet që ndodhën brenda dy javëve ndaj Policisë së Kosovës në veri, e ku ka thënë se nuk është e papritur në rrethanat e sotme gjeopolitike në të cilat ndodhemi.
“Agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës pashmangshëm e përcolli efektin e saj, prej krizës së energjisë e deri te kërcënimi i sigurisë në veçanti me shtet që ose kufizohen me Rusinë apo me shtetet që kanë lidhje strategjike me Rusinë. Me Serbinë në kufirin tonë verior është e pritshme dhe aspak befasuese lista e provokimeve të tilla”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka shtuar se sot më shumë se kurrë do të ketë ndërhyrje të forta të luftës hibride në rajonin tonë, ku synim kanë qeveritë dhe institucionet.
“Për debatet e brendshme politike është rrugë e shkurtët tu referohesh këtyre sulmeve që marrin pamje edhe të lajmeve në qasje të caktuara. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë. Këtë javë e kemi parë që një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, lufta hibride kështu duket”, ka thënë Kusari-Lila./arbresh.info/
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...