Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në seancën e veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e ka nisur me falënderime ndaj ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
Abdixhiku tha se është humbje e madhe për Kosovën vdekja e ish-sekretares amerikane.
“Kjo datë është festë për ne dhe gjeneratat e tashme e ta ardhmen qe po vijnë duhet ta kujtojmë këtë datë si festë. Sot pas 23 vite të intervenimit të NATO-s, Kosova është bërë shtet i pavarur dhe sovran. Sot Kosova ka edhe një ushtri që aspiron të jetë e njëjtë me ushtrinë e vendeve të NATO-s”, tha ai.
Abdixhiku tutje tha se dhunimet, vrasjet e masakrat s’mund të merrnin përgjigje tjetër përpos intervenimin NATO-s.
“Kjo datë është festë për ne dhe gjeneratat e tashme e ta ardhmen qe po vijnë duhet ta kujtojmë këtë datë si festë. Sot pas 23 vite të intervenimit të NATO-s, Kosova është bërë shtet i pavarur dhe sovran. Sot Kosova ka edhe një ushtri që aspiron të jetë e njëjtë me ushtrinë e vendeve të NATO-s”, tha ai.
Tutje ai përmendi edhe kontributin e ish presidentit Ibrahim Rugova.
“Paqja jonë, liria jonë, shteti ynë është arritur falë sakrificës së shumë gjeneratave tona të rezistencës paqësore të udhëhequra nga Presidenti Ibrahim Rugova edhe luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Abdixhiku./.arbresh.info/
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë