Në njëvjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçnit po mbahet akademi përkujtimore në Prishtinë.
Në këtë akademi po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,raporton Arbresh.info.
Në fjalën e tij, Sveçla tha se mëngjesi i 24 shtatorit ishte i rëndë për Policinë e Kosovës.
regjimi në Beograd provoi por dështoi duke shtuar se Policia e Kosovës shpalli vërtetsinë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit sovran me çdo kusht.
“Ka shumë data në kalandarin tonë të historis ku janë me lot e dhimbje njëkosisht. Regjimi në Beograd provoi por dështoi. Policia jonë shpalli vërtetsinë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit sovran me çdo kusht.”, u shpreh Sveçla.
Tutje ai tha se puna e Afrimit dhe çdo pjestari ka bërë të mundur azgjësimin e grupeve kriminale.
Përulem me respekt të thellë që nuk përulet para një serbie agresore.
”Çdo pjestar i ri që do të vesh këtë uniform do të ketë shembullin e heroit tonë më të ri.”, tha Sveçla.
“E nderuar familje Bunjaku bashkndjejmë me ju dhimbjen dhe do të jemi përkrah jush. Ashtu si të gjithë ne jetoni me ballë lartë. Lavdi e përjetshme e heroit Afrim Bunjaku.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...