Kohëve të fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa mesazhe ku paralajmërohen prindërit se vetura të dyshimta po sillen në afërsi të shkollave fillore në Prishtinë, e ku sipas këtyre mesazheve, po tentohet të joshen fëmijët.
Një mesazh së fundmi ishte dhe nga drejtori i shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, ku në mesazhin e tij dërguar prindërve kërkon nga ata të jenë të kujdesshëm rreth kësaj veture, e cila thuhej se kishte targa 04 dhe ishte BMW.
Për Arbresh.info Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani tha se: “Ai mesazh është dërguar në grupin e prindërve për kujdes të shtuar, dhe nuk kemi ndonjë provë konkrete që vetura e përmendur të ketë ndaluar apo kontaktuar ndonjë nxënës të shkollës sonë”.
Tutje, kjo shkollë sot ka dhënë edhe disa sqarime përmase rrjetit social “Facebook”, duke thënë se: ”Ftojmë prindërit dhe komunitetin të ndihmojnë përmes bashkëpunimit dhe raportimit të çdo rasti eventual dhe mos të krijohet panikë” /Arbresh.info/
Shqipëria dhe Brazili rrisin bashkëpunimin në luftën kundër ...
Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për tregti të lirë me ...
Presidenti Trump emëron kreun e ri të USAGM-së
6 mijë euro gjobë për VV-në, vendosi posterë fushate në hapë...
Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje nga sistemi prokurorial...
Ja kush e fiton çmimin e madh sipas Vullnetit