Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.
Ai tha se teksa festojmë, kujtojmë rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë., shkruan Arbresh.info.
“Urime 17-vjetori i Pavarësisë. Teksa festojmë, kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë”, u shpreh Kurti.
“Kushtetuta jonë me të vërtetë është e re, por kultura është ajo e një populli të lashtë e autokton, e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë”.
Ai ka shtuar se liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e demokracia kërkon institucione të forta.
“Institucione të forta që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira te të ndershme dhe sigurojnë që pushteti u shërben qytetarëve”, tha Kurti.
Kryeminitri theksoi tutje se suksesi ynë është dëshmi që kemi punuar në përputhje me amanetin e idealin e dëshmorëve të kombit dhe në përputhje me të drejtat e popullit, dëshirat e rinisë dhe ëndrrat e fëmijëve.
“Urime e gëzuar dita e pavarësisë. Rroftë Republika jonë”, tha Kurti./Arbresh.info/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...