Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se hetimet për masakrën e Dubravës janë drejt përfundimit, duke e cilësuar këtë rast si një ndër prioritetet kryesore që nga marrja e kompetencave nga EULEX për hetimin e krimeve të luftës.
Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Nora Luta, hetimet janë zhvilluar në dy drejtime. Aktualisht, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është në zhvillim e sipër procesi gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviqit, i cili ndodhet në paraburgim. Ndërsa ka bërë të ditur se ky proces pritet të përfundojë brenda këtij muaji, shkruan IndeksOnline.
“Ndërsa në rastin tjetër, ndaj të gjithë të pandehurve, jemi në përfundim të hetimeve. Në këtë fazë kemi arritur të identifikojmë rreth 88 të pandehur dhe të intervistojmë mbi 400 dëshmitarë,” ka shkruar Luta në një postim në Facebook.
Ajo theksoi se deri më tani ka qenë e pamundur të ngrihet aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve, për shkak të kufizimeve ligjore të Kodit të mëparshëm të Procedurës Penale, i cili nuk e lejonte gjykimin në mungesë.
“Deri më tani ka qenë e pamundur të ngrihet një aktakuzë për të gjithë të dyshuarit, pasi Kodi i mëparshëm i Procedurës Penale nuk e ka mundësuar gjykimin në mungesë. Ndërsa gjykimi ndaj Milosavleviqit, i cili ndodhet në masën e paraburgimit, pritet të përfundojë brenda këtij muaji.
Prokuroria Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë, mbetet e përkushtuar në hetimin e krimeve të luftës”, ka shkruar tutje Luta./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...