Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka falur një të burgosures Arza Cakolli, pjesën e mbetur të dënimit.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Presidenca ku thuhet se vepra penale për të cilën është dënuar është për “Rrezikim të Trafikut Publik” , shkruan Arbresh.info.
Presidenca thekson se vendimi është marrë për shkaqe humanitare.
“Vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjen e saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për “Rrezikim të Trafikut Publik”, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti. Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Policia dhe ambulanca bllokojnë qarkullimin në lagjen “Bregu...
Mbyllet aventura historike e Dritës në Ligën e Konferencës
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...
Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku ...
Haradinaj: S’jam kandidat për president